Një grup profesionistësh kanë nxjerr në pah pesë shprehi të shëndetshme të cilat ju mund t’i mësoni dhe adoptoni në vitin 2019. Megjithëse nuk ka asgjë të keqe në qëllimin që të filloni të ushqeheni shëndetshëm dhe të përmirësoni vijën trupore, njerëzit shpesh fillojnë me dieta rigoroze ose lëvizje të cilat mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
Kujdesuni për shëndetin mendor
Gjithnjë e më shumë njerëz po luftojnë me ndonjë formë ankthi apo depresioni dhe kjo tashmë nuk është më një temë tabu. Nëse dyshoni se keni ndonjë çrregullim mendor, mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Në këtë mënyrë ju do të ndihmoni veten që në fillim dhe do ta bëni të ardhmen tuaj më të bukur.
Zbulimi në kohë i sëmundjeve
“Sa më herët që i zbulojmë problemet e mundshme shëndetësore, aq më i mirë do të jetë rezultati”, tha Dr. Simon Shelley.
Sot janë të disponushme test të ndryshme për diagonstifikimin e shumë sëmundjeve malinje, siç është kanceri i lëkurës, diabeti dhe tumoret e ndryshme. Nëse i qaseni në kohë zbulimit të këtyre sëmundjeve, duhet të mbani në mend se rezultati do të jetë më i favorshëm për ju.
Imazh pozitiv për veten tuaj
Viti i ri është koha e duhur për të filluar ndërtimin e një imazhi pozitiv për veten tuaj. Përderisa mënyrë jo e shëndetshme e jetesës mund të dëmtojë shëndetin tuaj, mendimet negative për veten mund të kenë pasoja me ndikim të gjerë.
Ëmbëlsirat
Ndaloni së numëruari ato që nuk ju lejohet t’i hani, por thjesht ushqimet jo të shëndetshme zëvendësoni me ato të shëndetshmet. Zgjidhni opsione më cilësore në vend që t’i shmangni plotësisht ëmbëlsirat.
Ndani kohë për t’u çlodhur
Edhe një tjetër rregull i rëndësishëm sa i përket kujdesit ndaj trupit, është se ju duhet të ndani kohë për t’u çlodhur, qoftë me meditim të thjeshtë, yoga, shëtitje ose leximi i ndonjë faqe libri çdo natë.