Depresioni mund të shërohet me ushtrime të frymëmarrjes

Shkencëtarët theksojnë se çrregullimet depresive, shpien edhe në sëmundje të lëkurës, por ajo që shqetëson më së shumti është se, këto gjendje gjithnjë e më shumë shfaqen tek të rinjtë që kanë probleme me sëmundjet e zemrës.

Ekspertët nga Universiteti i Bazelit, pas shqyrtimit të 6,483 adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara, zbuluan se si pasojë e depresionit shpesh zhvillohen sëmundjet si artriti dhe çrregullimet gastrointestinale.

Shkencëtarët theksojnë se çrregullimet depresive, shpien edhe në sëmundje të lëkurës, por ajo që shqetëson më së shumti është se, këto gjendje gjithnjë e më shumë shfaqen tek të rinjtë që kanë probleme me sëmundjet e zemrës.

Për herë të parë është konstatuar korrelacioni midis epilepsisë dhe çrregullimeve digjestive. Shkencëtarët besojnë se depresioni i rëndë mund të kapërcehet me ndihmën e teknikave ritmike të frymëmarrjes.

Pjesëmarrësit në studim që kryen ushtrime të frymëmarrjes, treguan reduktim serioz të simptomave të depresionit, krahasuar me ato të grupi tjetër të cilët përdorën barna.