Ditët e para me diell i sjellin edhe djegiet e para! Nuk jeni përgatitur ose thjesht mendoni se “dielli nuk është aq i fortë”, mirëpo kjo shumë lehtë mund t’ju çojë në skuqjen e lëkurës. Dermatologët këshillojnë që të ilaçin, të cilin me siguri e keni shumë pranë vetes.
Ilaçi më e mirë dhe i testuar është qumështi i ftohtë. Sipas këshillave të dermatologut njujorkez Joshua Seiker, leckat e lagura me qumësht të ftohtë do të lehtësojnë skuqjen, djegien dhe dhimbjen.
“Bëni një ngjeshje me ndihmën e leckave të lagura me qumësht të ftohtë, duke i vendosur ato në pjesët ku keni dhimbje dhe të skuqura. Në qoftë se jeni djegur shumë, atëherë lëkura do të fillojë t’ju qërohet. Të rëndësishme janë proteinat e qumështit të cilat do t’a shërojnë lëkurën”, thotë Dr. Seiker.
Domethënë, vitaminat dhe laktoza e qumështit do të ndihmojë që lëkura të shërohet, do të lehtësojë ndjenjën e pakëndshme të nxehtësisë. Më së miri është që të merrni pëlhurë flaneli ose gazë të cilën do t’a zhytni në qumësht të ftohtë. Sapo të thahet lecka vendosni një të re dhe ndryshojini vazhdimisht, derisa simptomat të zvogëlohen.