Profesionistët theksojnë se ekzistojnë lloje të caktuara të dhimbjeve të kokës të cilat tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj. Nëse vini re se dhimbja e kokës është e pazakontë, vizita te mjeku nuk do t’ju dëmtojë, pasi që shëndeti nuk vihet asnjëherë në pyetje. Njihni se cila dhimbje koke ju shqetëson.
Ndihmë mjekësor duhet të kërkoni nëse dhimbja e kokës ju zgjon nga gjumi, nëse intensiteti është shumë i fortë, ose nëse si pasojë e humbni shikimin, nëse ndjeni të përziera dhe keni marramendje.
Dhimbja e kokës që shkaktohet si pasojë e tensionit nuk është shqetësuese, vëtëm nëse nuk shkakton dhimbje të forta. Mund të merrni barna kundër dhimbjeve dhe të vazhdoni ditën.
Migrena shkakton dhimbje të moderuar deri në të forta, por mund të zgjasë edhe për një kohë më të gjatë – nga katër orë deri në tre ditë. Për fat të keq, pavarësisht shumë hulumtimeve arsyeja nuk dihet akoma.
Kokëdhimbja Cluster është jashtëzakonisht e dhimbshme dhe rraskapitëse. Ajo paraqitet në seri (cluster) të cilat zgjasin disa javë, edhe atë në njërin sy ose rreth tij. Dhimbja është aq e fuqishme, sa që pacienti as nuk mundet të ulet.
Kokëdhimbja nga sinuset shfaqet si pasojë e inflamacionit të sinuseve. Dhimbja kalon nga hunda deri në ballë, si dhe mollëzat.
Dhimbja e kokës nga hormonet është specifike për gratë në periudhën e ndryshimeve hormonale (menstruacione, menopauzë ose shtatzani). Pilulat kontraceptive gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje koke.