Preparatet për trajtimin e diabetit të tipit 2 nga grupi i inhibitorëve SGLT2 e dyfishojnë rrezikun e amputimit të këmbëve ose shputave, tregon një studim i fundit. Gjithashtu, shkencëtarët vënë në dukje se pacientët që përdorin inhibitorët SGLT2 gjithashtu kanë një rrezik dukshëm më të lartë ndaj ketoacidozës diabetike, komplikim i diabetit kërcënues për jetën.
Konsiderohet se pacientët të cilët janë të ekspozuar ndaj një rrezik më të lartë të amputimit, siç janë pacientët me sëmundje arteriale periferike ose lëndime në këmbë, duhet të monitorohen me kujdes nëse përdorin inhibitorët SGLT2.
Përndryshe, inhibitorët SGLT2 janë ilaçe që përdoren për trajtimin e diabetit të tipit 2. Këto barna i bllokojnë proteinat në veshka të quajtura SGLT2, e cila gjatë filtrimit të gjakut në veshka e absorbon glukozën nga urina përsëri në gjak. Duke e bllokuar veprimin e SGLT2, këto barna çojnë në rritjen e glukozës në urinë, gjë që redukton nivelin e glukozës në gjak.
Agjencioni amerikan i ushqimit dhe barnave (FDA) në vitin 2017, nxorri një paralajmërim se dy hulumtime të mëdha klinike e lidhnin canagliflozinin me rrezikun e lartë të amputimit të këmbëve ose shputave.