Nëse keni probleme dhe vuani nga fakti se duart i keni vazhdimisht të ftohta, përgjigjja është se ndoshta keni nevojë për masë më të madhe muskulore. Studimi i botuar në revistën American Journal of Physical Anthropology zbuloi se masa e muskujve e rruan temperaturën e shuplakave kur ekspozohen ndaj temperaturave të ftohta.
Sipas studiuesve të Universitetit të Kembrixhit, shuplakat kanë raport të madh sipërfaqësor të vëllimit – sa më i madh ose sa më i vogël vëllimi, aq më e vështirë është që të ruhet ekuilibri termik.
Në mënyrë të veçantë, ky studim ka treguar se njerëzit me masë më të madhe muskulore janë më rezistent ndaj humbjes së nxehtësisë dhe dëmtimeve nga moti i ftohtë, krahasuar me ato me masë më të vogël muskulore. Hulumtuesit gjithashtu besojnë se rezultatet e studimit të tyre janë diçka mjaft thelbësore për të kuptuar termo rregulimin, dmth., aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e vet.