Vitaminat e grupit B janë ndër shtojcat më të njohura ushqimore. Por hulumtimet e fundit kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë doza të larta të vitaminave B6 dhe B12, kanë një rrezik shumë më të lartë ndaj zhvillimit të kancerit të mushkërive, veçanërisht nëse pijnë duhan.
Rreziku është i rritur tek duhanpirësit që konsumojnë më shumë se 20 mg vitaminë B6 ose 55 mikrogramë vitaminë B12, çdo ditë për një periudhë prej 10 vjetësh.
Të anketuarit që morën B6 të kësaj doze kishin një rrezik tre herë më të madh për zhvillimin e kancerit të mushkërive, ndërsa ata që morrën B12 të dozave të përmendura kishin katër herë më shumë gjasa për të zhvilluar këtë sëmundje.
Ky është studimi i parë, i cili në mënyrë të detajuar ka hulumtuar lidhshmërinë midis përdorimit afatgjatë të dozave të larta të vitaminave B6 dhe B12 me rrezikun e kancerit të mushkërive, ndërsa në të u përfshinë 77 000 persona.
Ajo çka e bën interesante këtë hulumtim, është fakti se deri më tani është menduar se këto vitamina e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit.