Oriz i paketuar mund të përmbajë papastërti, të cilat duhet të largohen përpara se të gatuhet. Prandaj, nënat dhe gjyshet me kujdes i kontrollojnë kokrrat e orizit para gatimit, por edhe e lajnë orizin.
Konspiratorët e larjes së orizit para gatimit, e bëjnë këtë sepse duan që të largojnë papastërtinë nga sipërfaqja, por edhe sepse nuk duan që ushqimi t’ju ngjitet. Nga ana tjetër, ata që nuk e lajnë orizin përpara gatimit, pohojnë se uji, përveç se e lan orizin, largon edhe shijen e tij.
Mos e lani oriz
Kuzhinierët e famshëm pretendojnë se, orizi nuk duhet të lahet nëse planifikoni që të përgatitni risoto, sepse do të lahet niseshtja e cila i jep shije kremoze ushqimit.
Lani orizin
Orizi rekomandohet që të lahet nëse e bleni refuz ose nëse vini re se është shumë i bardhë. Gjatë prodhimit drithërat ndonjëherë ndodh që të përzihen me miell orizi, glukozë ose aditivë të ngjashëm, me qëllim që produkti të jetë më i bardhë.
Mbani në mend, mjafton që orizin ta shpërlani një herë ose dy para gatimit. Uji në të cilin orizi gatuhet asnjëherë nuk do të jetë plotësisht i pastër.