Alpinizmi dhe aktivitetet tjera në natyrë janë aktivitet fizik ideal për njerëzit e të gjitha grupmoshave, në të njëjtën kohë e përmirëson ndjeshëm edhe gjendjen shpirtërore, prandaj rekomandohet për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm të njeriut.
Gjatë ecjes dhe angazhimit fizik organizmi fillon të sekretojë endorfinë – hormonin e lumturisë, ndërsa truri fiton një sasi më të madhe të oksigjenit, kështu që lodhja dhe tensioni fizik zhduken. Pas vetëm gjysmë ore shëtitje në natyrë, trupi relaksohet dhe largon stresin, si dhe ngjall emocione pozitive dhe rrit vetëbesimin. Kjo periudhë është ideale për të qëndruar në vende të hapura, sidomos në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, kur temperaturat janë më të ulëta.