Për të zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme, është e mjaftueshme ecja prej vetëm minutash në ditë, konstatuan shkencëtarët e Shoqatës Amerikane për Onkologji.
Njerëzit që ruanin nivel minimal të aktivitetit fizik, vdisni më rrallë sesa njerëzit që nuk e praktikonin fare këtë, njoftoi e përditshmja britanike Daily Mail.
Studiuesit i analizuan shprehitë e 140 000 personave. Të gjithë të moshës së mesme, nga 70 vjet. Ata zbuluan se vetëm 42% e pjesëmarrësve të moshës nga 65-74 vjeçare dhe 28% e atyre të moshës 75 vjeçare e më lart, ishin mjaft aktivë. Madje edhe ata pjesëmarrës të cilët lëviznin nën normalen, jetonin më gjatë se ata që nuk ecnin fare.
Ecja, sipas studimit, kryesisht i zvogëloi gjasat e vdekshmërisë për shkak të sëmundjeve respiratore. Personat të cilët ecnin gjashtë orë në javë pa kryer ndonjë aktivitet tjetër, vdiqën nga sëmundjet respiratore për 35% më pak. Përveç kësaj, ecja zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit për 9% dhe sëmundjet kardiovaskulare me mbi 20%.