Edhe ecja mund të jetë një stërvitje e mirë

Vrapimi është një formë e shkëlqyer e stërvitjes që trajnerët shpesh e rekomandojnë, por kjo nuk është tërësisht e nevojshme. Stërvitje të ngjashme kardio mund të bëni edhe nëse ecni, sepse disa forma të ecjes janë konsideruar një mënyrë e mirë për djegien e kalorive.

Përderisa dëshironi të zëvendësoni vrpaimin me ecjen, kushtoni vëmendje ritmit të ecjes. Fillimisht, përpiquni të ecni 2-5 herë në javë, kushtoni vëmendje formës, ndërsa plani bëjeni sipas saj. Nëse tashmë jeni aktiv, mund të ecni pesë ose më shumë herë në javë.

Nëse doni rezultate të mira, ecni shpejt dhe jo me ritëm të ngadaltë. Koha është faktor shumë i rëndësishëm në këtë formë të stërvitjes, kështu që mos shpejtoni, por në të njëjtën kohë mos ecni me një tempo të lehtë.

E rëndësishme është që të dini se përpara se të stërviteni gjithmonë duhet të nxeheni mirë, por pas kësaj të bëni streching dhe leni muskujt që të ftohen. Me nxehjen e trupit, ju do të përgatiteni për përpjekjen që vijon, ndërsa me streching ju do të parandaloni inflamacionin e muskujve dhe do të përshpejtoni procesin e rimëkëmbjes.

Provoni që pesë minutat e para të ecni me një ritëm të lehtë, por pastaj, në dy minutat e ardhshme, vazhdoni pak më shpejtë, duke e ngadalësuar kështu ritmin përsëri dhe të ecni me tempo të ngadaltë. Praktikoni një ritëm të tillë derisa të arrini një lloj rutine, duke ju përshtatur lehtë dhe të përshpejtoni sipas nevojës.