Stresi mund të ketë edhe anët e mira, por vetëm kur është i pranishëm në sasi të vogla, siç pretendojnë profesionistët, pasiqë na përgatit për aksion, gjë që ngadalëson plakjen dhe sëmundjet. Megjithatë, kjo nuk vlen për stresin kronik, i cili nuk ka asnjë anë të mirë. Megjithatë, sastë e vogla të stresit të përditshëm kanë përparësitë e tyre.
Nxit fleksibilitetin dhe rritjen personale – stresi në doza të ulëta na inkurajon në zgjidhjen e problemeve, ndërton vetëbesimin dhe na jep aftësitë e nevojshme për të ardhmen. Na bën me më shumë përvojë, më fleksibël, e me këtë rritemi. Stresi na ndihmon që në mënyrë të guzimshme të përballemi me frikën dhe sfidat tona, në vend që t’i shmangim ato. Kur të keni përballuar me sukses frikën tuaj, keni arritur shkathtësitë, si rezultat i të cilave përballja me situata të tilla në të ardhmen do të jetë më e lehtë.
Inkurajon afrimin me të tjerët – një nga efektet e habitshme, por të dobishme të stresit është afrimi dhe marrëdhëniet ndërpersonale cilësore. Jeta shoqërore dhe marrëdhëniet cilësore me familjen dhe miqtë janë kyç i shëndetit fizik dhe mendor. Njerëzit shpesh duan që përvojat e tyre stresuese t’i shkëmbejnë me njëri-tjetrin, duke u lejuar atyre të rishikojnë qëndrimet, sjelljet dhe emocionet e tyre. Periudhat e kaluara të stresit i përforcojnë marrëdhëniet me partnerin dhe ato të dashurisë. Mbështetja në situata të vështira është faktor kryesor i afrimit.
Rrit motivimin – Stresi kronik stimulon pakënaqësinë dhe redukton motivimin, por në doza shumë të vogla mund ta rrit atë. Për shembull, stresi për shkak të afateve ndihmon në përqendrimin e detyrave tuaja dhe kryerjen e tyre më shpejt dhe më mirë. Të gjithë jemi përballur me situata të tilla, ta zvarrisim një punë për disa ditë me punë, por kur të afrohet koha, papritur gjejmë motivim që deri atëherë na mungonte. Stresi në situata të tilla është kreativ dhe forcë lëvizëse që na nevojitet.