Statistikat e reja amerikane tregojnë se incidenca e kancerit të qafës së mitrës është në rritje. Nga viti 1999 deri në vitin 2015, shkalla e incidencës së kancerit të mitrës është rritur me 12%, mesatarisht me rreth 0.7% në vit. Më shumë se dy të tretat e rasteve (68%) të kancerit të qafës së mitrës janë referuar kancerit endometrial.
Kanceri i qafës së mitrës në shumicën e rasteve mund të shërohet nëse zbulohet në fazën e hershme të sëmundjes, por nëse kanceri zbulohet në fazën e mëvonshme të sëmundjes, kur është përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit, rezultati mund të jetë fatal.
Për fat të keq, duhet theksuar se jo vetëm incidenca e kancerit të qafës së mitrës është në rritje, por edhe vdekshmëria nga ajo. Në fakt, vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës është në rritje të vazhdueshme, me një rritje mesatare prej 1.1% në vit.
Në përgjithësi, kanceri i qafës së mitrës është rezultat i tepërt i qarkullimit të estrogjenit që paraqitet tek gratë me mbipeshë dhe me menopauzë të përfunduar. Duke pasur parasysh se në 20 vitet e fundit ka arrdhur deri te përkeqësimi i epidemisë me mbipeshën ose obezitetin, nuk na befason fakti se incidenca e kancerit në qafën e mitrës është në rritje.