Erëzat: nenexhik, borsilok, rozmarinë, trumzë
Merrni një pjesë të vogël nga bima dhe vendoseni në një gotë me ujë deri sa të lëshojë rrënjët. Kur rrënjët të fillojnë të rriten, mbillni në një saksi në një thellësi prej 5 cm.
Dredhëzat
Me një kruese dhëmbësh largoni farat të vogla të cilat gjenden në sipërfaqen e dredhëzave. Për 2-3 ditë lëreni që të thahen në një vend të ngrohtë. Në një saksi vendosni dhe, e në të vendosini farat, por jo shumë thellë. Në një shishe me spërkatës mbushni ujë, pastaj lageni tokën. Pas 6 javësh, vendosini në një saksi më të madhe.
Xhenxhefil
Xhenxhefilin priteni në 2-3 pjesë të mëdha, vendosini në një enë me ujë dhe lërini të qëndrojnë aty gjatë natës. Ditën e nesërme vendosini në një saksi me tokë.
Hudhra
Merrni një thelbi hudhre, mbilleni në një saksi dhe spërkateni me ujë. Pas 6 javësh, vendosini në një saksi më të madhe.
Selino, patate, sallatë, qepë të reja, domate
Pritini pjesën e poshtme të selinos me një trashësi prej 5 cm, pataten priteni në gjysmë, me sallatën veproni njejtë si me selinon. Te domatja u duhet pjesa e sipërme, ndërsa te qepët e reja u duhet pjesa e qepës me rrënjët me një gjatësi prej 5 cm. Pataten thajeni brenda natës. Selinon, sallatën dhe qepët e reja vendosini në një gotë me ujë, ndërsa domaten mbilleni direkt në tokë. Lëreni në një vend të ngrohtë, pas 5 deri 7 ditëve vendosini në një saksi.
Avokado
Hiqni farën dhe ngulitni 3 kruese dhëmbësh rreth sajë. Vendoseni në një gotë të mbushur deri në gjysëm me ujë, në mënyrë që krueset gjysmën tjetër t’a mbajnë mbi ujë. Kur të filloj të lëshoj gjethe, vendoseni atë në tokë.
Limon
Hiqni farat e limonit dhe vendosini ato në një vend të lagësht, por jo shumë thellë. Priteni pjesën e poshtme të një shisheje dhe vendoseni në saksi përmes farave.