Të gjithë harrojmë për marrjen ditore të vitaminave dhe mineraleve. Por filxhanin e kafesë nuk e harrojmë. Problemi zgjidhet shumë lehtë – shtoni erëzat tuaja të preferuara dhe shijoni aromën dhe shijen e re, ndërsa në të njëjtën kohë e ruani shëndetin tuaj!
Kanellë për shëndetin më të mirë: përveç aromës së mrekullueshme, me kanellën në kafe ju do të shtoni edhe një grimcë antioksidant, ndërsa sipas hulumtimeve kjo erëz mbron shëndetin e zemrës dhe të trurit.
Xhenxhefil për eshtra më të forta: për shekuj me radhë përdoret për të ndihmuar trajtimin e nauzes, zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, uljen e kolesterolit dhe përmirësimin e tretjes. Grini xhenxhefil të freskët në kafen e ngrohtë.
Shafran i Indisë kundër depresionit: përveç se ushqimit i jep një shije të pasur ekzotike, kjo erëz mund të ndihmojë edhe shëndetin. Shafrani i Indisë përmban kurkumin – përbërës ky për të cilin kryhen vaxhdimisht hulumtime, ndërsa po të njejtat tregojnë se si ndikon pozitivisht në sëmundjet e ndryshme.
Studimet kanë treguar efektet pozitive të shafranit të Indisë në trajtimin e depresionit. Përveç këtyre efekteve, shafran i Indisë gjithashtu vepron pozitivisht edhe në probleme të tjera, si: dhimbje koke, kruajtje, sëmundjet që lidhen me traktin e tretjes, dhimbje të nyjeve.
Pluhuri Matcha për një jetë më të mirë seksuale: ky lloj pluhuri është një minierë e vërtetë e sterolit – i cili ndikon pozitivisht mbi imunitetin. Gjithashtu është i pasur me kalcium, magnez, fosfor, kalium, sumpur, natrium dhe hekur, por përmban edhe gjurmë të zinkut, bakrit, selenit, jodit, magnezit. Nga vitaminat, përmban vitaminë B1, B2, B6, B12, C, E dhe D3. Me ndihmën e substancave vitale, Matcha ndikon edhe në trajtimin e hormoneve, gjë që çon në balancimin hormonal dhe rrit energjinë psiko-fizike, gjë që do të ndikojë pozitivisht në jetën seksuale.