Është zbuluar faktori që nxit obezitetin tek adoleshentët

Është zbuluar se, gjatë javës së punës të rinjtë që bien të flen gjumë shumë vonë, mund të kenë probleme me mbipeshën

Një grup hulumtuesish amerikan bazuar në një sondazh të kryer me mbi 3,300 adoleshentë, zbuluan se, gjatë javës së punës të rinjtë që bien të flen gjumë shumë vonë, mund të kenë probleme me mbipeshën.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se adoleshentët të cilët bien të flen gjumë shumë vonë me patjetër do të shtojnë peshë, por këtu vihet re llidhshmëria midis rritjes së indeksit të masës trupore dhe shkuarjes në shtrat vonë.

Studiuesit gjithashtu theksojnë se, adoleshentët duhet të flenë rreth nëntë orë gjatë natës.

Përfundim – Flini mjaftueshëm dhe jini të shëndetshëm dhe të pashëm!