Bëhet fjalë për një trajtim shtëpiak që pas dy javësh do të sjell shumë ndryshime në pamjen tuaj, sa që shumë njerëz nuk do t’ju njohin. Sekreti fshihet në farat e lirit, të cilat me vetitë shëruese kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së indit nënlëkuror dhe rigjallërojnë sidomos pjesët e ndjeshme të fytyrës – rreth syve, ku lëkura është mjaft e hollë dhe e prirur për rrudha.
Përgatitja: Në një enë vendosni një lugë fara liri dhe mbulojini me 1/3 e gotës me ujë të vluar, përzieni për pak minuta, pastaj lëreni të qëndrojë e mbuluar me pecetë deri në mbrëmje. Përzierjen shtrydheni. Përdorni vetëm masën e ujit që i ngjan xhelit, në të cilën qëndruan farat.
Aplikimi: Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë. Nuk duhet të shqetësoheni për shmangien e zonës rreth syve, masën e fituar mund ta përdoreni lirshëm edhe në atë zonë. Kur maska të thahet, lyjnei sërish. Përsëriteni këtë procedurë pesë herë. Pastaj shpërlajeni fytytrën dhe aplikoni kremin e përshtatshëm.
Efektet e maskës me fara liri
- Forcon lëkurën;
- Redukton rrudhat;
- Hidraton lëkurën;
- Shërben si piling për lëkurën;
- Zvogëlon sebumin e tepërt në lëkurën e yndyrshme;
- Ndihmon në parandalimin e akneve dhe i largon ato;
- Ngadalëson plakjen.