Pavarësisht apelimeve të UNICEF-it, ekipet e psikologëve dhe pedagogëve vazhdimisht apelojnë se fëmijët nuk duhet të rrihen. Gjithashtu, rastet kur prindërit u bërtasin fëmijëve të tyre në mes të rrugës janë mjaft të shpeshta. Ende ka një numër të madh fëmijësh të cilët ndëshkohen fizikisht ose psikologjikisht nga ana e prindërve.
Nëse jeni prind i cili nuk beson në fuqinë verbale, por jeni të bindur se shuplakat dhe goditjet në pjesë të trupit do t’a bëjnë fëmijën tuaj një ëngjëll, do të t’ju zhgënjejmë
Gjegjësisht, faktet nuk dëshmojnë në favor të teorisë suaj. Madje sugjerojnë se fëmijët nëpërmjet rrahjeve do të bëhen edhe më të këqinj dhe në këtë mënyrë do t’i shtypin potencialet e tyre natyrore.
- Fëmijët të cilët rrihen, ka gjasa të kenë probleme seksuale kur rriten, zbuloi një studim.
- Me goditje ju i mësoni që të bëhen vetë ngacmues. Ka dëshmi se fëmijët të cilët kanë përjetuar ndëshkime fizik kur rriten janë më agresiv, sesa ata që nuk kanë përjetuar ndëshkime të tilla. Fëmijët e formojnë sjelljen e tyre duke i vëzhguar dhe imituar prindërit e tyre.
- Ndoshta shuplakat ndonjëherë japin rezultat, por për afat të shkurtër kohor. Fëmijët që rrihen në vend që të mësojnë dallimin midis asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe, ata do të mësojnë se për çfarë ndëshkohen dhe për çfarë jo.
- Masat ndëshkuese fizike pengojnë zhvillimin e dhembshurisë, pendimit dhe ndërgjegjes tek fëmijët, sepse ato përqendrohen vetëm në dhimbjen dhe frikën e tyre, sesa të mendojnë se si ndikojnë në mjedisin e tyre.