Filloi sezoni i rriqrave: Bëni kujdes!

Ekspertët thonë se virusi meningoencefaliti i cili transmetohet nëpërmjet rriqrave është forma më e rëndë e sëmundjes virale. Ata theksojnë se kjo sëmundje bakteriale nëse nuk zbulohet dhe nuk trajtohet në kohë mund të jetë shumë e rrezikshme.

Rriqrat janë transmetues të sëmundjeve të ndryshme, ndërsa sezoni i tyre aktualisht ka filluar.

Pickimi i tyre nuk është i rrezikshëm, por mund të bëhet i tillë nëse rriqrat janë të infektuara. Në fakt këto parazitë të vegjël me një gjatësi prej disa milimetrash dhe të mërzitshëm, mund të transmetojnë disa sëmundje infektive dhe të rrezikshme.

Ekspertët thonë se virusi meningoencefaliti, i cili transmetohet nëpërmjet rriqrave është forma më e rëndë e sëmundjes virale. Ata theksojnë se kjo sëmundje bakteriale nëse nuk zbulohet dhe nuk trajtohet në kohë mund të jetë shumë e rrezikshme.

E rëndësishme është që të njihen simptomat e para. Tek meningiti simptomat e para janë temperatura dhe kokëdhimbja, ndërsa më vonë dëmtimi i shikimit dhe dëgjimit, si dhe vjellja. Tek borelliosis vendi i pickimit bëhet i kuq dhe përhapet gradualisht.

Duhet të theksohet se në çdo rast mund të veprohet në mënyrë parandaluese. Ekziston vaksinë kundër meningoencefalitit të rriqrave, ndërsa nga pickimet mund të mbrojmë veten me anë të sprejeve të ndryshëm të cilat aplikohen në lëkurë para se të dalim në natyrë.

Kështu që filllimisht duhet të jeni të kujdesshëm sidomos nëse qëndroni shumë në natyrë. Pas kthimit, duhet të kontrolloheni shumë herë, madje edhe të nesërmen.