Edhe pse shumë njerëz nuk e kuptojnë, meditimi është një teknikë serioze që ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe gjendjen e brendshme trupore. Duke medituar, mund të largoni stresin, të bini në gjumë më lehtë, të përmirësoni disponimin dhe të ndryshoni mënyrën se si i shihni gjërat rreth jush. Shkencëtarët kanë zbuluar përfitimet më pozitive të kësaj teknike, të cilat ndoshta nuk i keni ditur deri më tani. Në vazhdim, hidhini një sy efekteve të meditimit dhe pse duhet të filloni menjëherë:
E ruan rininë e trurit
Pas viteve të njëzeta truri fillon të plaket, ndërsa shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se meditimi është shumë i dobishëm për të ngadalësuar këtë proces.
Përmirëson përparimin e nxënësve
Në një studim, nxënësve ju është dhënë dy pushime prej 15 minutash për meditim, ndërsa rezultati e përparimit të tyre u rrit shumë. Pas disa javësh meditim, nxënësit filluan të silleshin më mirë dhe të kishin nota më të mira gjatë testimeve.
Ndihmon në largimin e zakoneve të këqija
Shkencëtarët nga Teksasi kanë kryer një eksperiment me njerëzit të cilët duan që të lënë duhanin. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe – një për relaksim dhe një për meditim. Pjesëmarrësit në grupin e parë pinë duhan njëjtën si më parë, ndërsa ata që meditonin filluan të pinë duhan 60% më pak që nga ora e dytë.
Heq dhimbjen
Shkencëtarët amerikanë kanë provuar se, gjatë meditimit disa pjesë të trurit janë përgjegjës për rregullimin e dhimbjes dhe se kjo teknikë është mjaftë efikase në lehtësim e dhimbjeve.
Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve dhe sulmit të zemrës
Një grup shkencëtarësh i vëzhguan ndryshimet në shëndetin e njerëzve me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe – njërit grup ju tregua se si të kujdeseshin për ushqimin dhe aktivitetin fizik, ndërsa grupi tjetër praktikonte meditimin, pavarësisht terapisë mjekësore. Eksperimenti zgjati 5 vjet dhe shkencëtarët zbuluan se anëtarët e grupit të dytë kishin rrezik më të ulët prej 50% të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit sesa grupi i parë.
Përmirëson memorien
Shkencëtarët e Harvardit mblodhën njerëz të cilët asnjëherë nuk kishin medituar dhe u bënë rezonancë magnetike, kështu që ata i ndanë në dy grupe, njërin prej të cilëve e dërguan në meditim. Pas 8 javësh, shkencëtarët gjetën dallime në vëllimin e trurit midis dy grupeve, në 5 pjesë të ndryshme të trurit. Tek ata të cilët meditonin u vun re ndryshime në pjesën përgjegjëse për mësim, kujtesë dhe rregullimin emocional.