Gjëndra tiroide ka nevojë për jod që të funksionojë siç duhet dhe të prodhojë mjaftueshëm hormone që i duhen trupit. Nëse nuk merrni mjaftueshëm jod në organizmin tuaj, mund të dëmtojë shëndetin tuaj dhe të sigurojë rrugë drejt gjendjeve të tilla si gusha dhe hipotiroidizmi.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në botë ekzistojnë dy miliardë njerëz me çrregullime të gjëndrës tiroide, 20% e të cilëve janë shtetas evropianë.
Femrat kanë më shumë të ngjarë të preken nga sëmundjet e gjendrës tiroide, çdo e treta grua ka nyjë në të, ndërsa çdo e dhjeta ka ndonjë çrregullim të gjendrës tiroide.
- Jogurti
Produktet e qumështit janë plot me jod, por në sasi normale. Jogurti me pak yndyrë është zgjedhje e mirë dhe ofron rreth 50 përqind të konsumit të rekomanduar ditor.
- Arrat braziliane
Janë të pasura me selen, i cili është gjithashtu i rëndësishëm për funksionimin e gjëndrës tiroide. Sipas rezultateve të një studimi, femrat që i konsumonin rregullisht kishin më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundje të këtij organi ose gushën.
- Peshku
Peshku është burim i mirë i kësaj lënde ushqyese, ndërsa shkencëtarët kohët e fundit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që jetojnë larg detit, dhe nuk e kanë të disponueshëm peshkun si ushqim kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë gushën.
- Vezët
Një vezë përmban rreth 16% jod dhe 20% selen, që do të thotë se është e përsosur për shëndetin e gjendrës tiroide.