Një studim i cili ndoqi 117 000 të rritur midis moshës 35 dhe 70 vjeçare zbuloi se, personat që flenë më shumë se sa që rekomandohet janë të ekspozuar ndaj një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë.
Shkalla e sëmundjeve kardiovaskulare (si sulmi në tru dhe dështimi i zemrës) dhe vdekshmëria, përbënte 7,8 nga 1000 të anketuarit që flinin gjashtë deri në tetë orë gjatë natës, 8,4 në 1000 të anketuar të cilët flinin tetë deri në nëntë orë, 10,4 në 1000 të anketuar që flinin nëntë deri në dhjetë orë dhe 14,8 në 1000 të anketuar që flinin më shumë se 10 orë gjatë natës.
Interesant është fakti se, shkalla e sëmundjeve kardiovaskulare në mesin e të anketuarve që flinin më pak se gjashtë orë gjatë natës përbënte 9.4 në 1000.
Supozohet se rritja e rrezikut ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë tek njerëzit që flenë më shumë se sa që rekomandohet, është me të vërtetë përgjegjëse për problemin shëndetësor, gjë që është, në fakt, arsyeja për gjumin e vazhduar.
Gjithashtu është treguar se, dremitja brenda ditës shoqërohet me rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare tek njerëzit që flenë më shumë se gjashtë orë në mbrëmje.