Gratë që kanë problem me mungesën e vitaminës D kanë një rrezik prej 43% më të madh për zhvillimin e sklerozës multiple. Këtë gjë e tregon hulumtimi i fundit i Instituti për Shëndetin Social në Harvard.
Kjo sëmundje autoimune i prek indet nervore të trurit dhe të palcës kurrizore, kjo gjë zakonisht zbulohet në midis moshës 20 dhe 40 vjeçare, shkruan The Deccan Chronicle.
Sëmundja është vështirë të zbulohet deri në shfaqjen e simptomave.
Me sa duket, përfundimet e shkencëtarëve do të çojnë në zhvillimin e një testi të ri për të vlerësuar rrezikun e sklerozës multiple. Përveç kësaj, ekspertët shtojnë se “për të zvogëluar rrezikun e sklerozës multiple, përqendrimi i vitaminës D duhet të mbahet në nivelin normal”.
Ndër të tjera, lloje të caktuara bakteresh në traktin e zorrëve mund të luajnë rol të rëndësishëm në progresin e sëmundjes. Kjo gjë u zbulua nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë, të cilët zhvilluan një studim me 142 persona, gjysma e të cilëve ishin të sëmurë, ndërsa gjysma tjetër të shëndoshë. Studiuesit zbuluan se lloj i caktuar i baktereve të zorrëve është më i zakonshëm tek personat që vuajnë nga skleroza multiple. Ata i futën këto baktere tek minjtë dhe e kuptuan se kishin ndikim mbi sistemin imunitar të brejtësve. Këto baktere të zorrëve nuk mund të jenë shkaku i vetëm i sëmundjes, por mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes.