Ekzistojnë mjaftë faktorë që mund të ndikojnë në fillimin e menopauzës, si gjenetika, pirja e duhanit, kimioterapia… por studim i ri i Universitetit Leeds zbuloi se si mund të ndikojë në fillimin e menopauzës edhe ajo që hani.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se të ushqyerit që përbëhet nga artikujt ushqimor të shëndetshëm, si bizelet dhe peshku i yndyrshëm, ndikojnë në fillimin e menopauzës edhe atë së paku për tre vjet. Gratë, të cilat rregullisht konsumojnë pasta dhe oriz, mund të hyjnë në menopauzë 18 muaj më herët se sa mesatarja.
Koha e fillimit të menopauzës mund të shkaktojë pasoja shëndetësore, nuk ka rëndësi nëse në këtë periudhë keni hyrë shumë herët ose shumë vonë, ajo lidhet me zhvillimin e kancerit të gjirit, kancerit ovarian dhe të mitrës.
“Problemet që lidhen me hyrjen e hershme në menopauzë përfshijnë rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës dhe eshtrave, zhvillimin e depresionit, demencës dhe mosfunksionimit seksual”, thekson Dr. Philip Sarell, duke shtuar se përfitimet nga ushqimi i duhur janë të larta, ndërsa ky studim është një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë faktorët që ndikojnë në fillimin e menopauzës, sidomos për gratë që kanë prirje për të hyrë para kohe në menopauzë.