Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë gra përjetojnë sulm në zemër gjatë shtatzanisë ose menjëherë pas shtatzënisë, tregoi studim i ri i zhvillar në SHBA. Fakti që gratë kanë fëmijë në një moshë më madhore, rritja e shkallës së obezitetit dhe diabetit, mund të shpjegojë rritjen e incidencës së atakut në zemër tek gratë shtatzëna.
Në periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2014, rreziku i sulmit në zemër tek gratë shtatzëna është rritur për 25 për qind. Incidenca e sulmeve të zemrës tek gratë shtatzëna u rrit nga 7 në 9.5 raste në 100 000 shtatzënie.
Shtatzënia paraqet testin përfundimtar të stresit kardiovaskular
Besohet se këto rezultate konfirmojnë se si shtatzënia mund të jetë stresuese për trupin dhe zemrën e femrës. Megjithatë, sipas mendimit të disa ekspertëve, këto rezultate nuk janë befasuese, meqë shtatzania paraqet testin përfundimtar të stresit kardiovaskular.
Gjithashtu duhet të theksohet se, shkalla e vdekshmërisë si pasojë e atakut në zemër tek gratë shtatzëna, mbetet relativisht e lartë (4,5 përqind) pavarësisht përparimit në trajtimin e sulmit në zemër.
Rreziku i sulmit të zemrës gjatë shtatzanisë rritet me moshën. Gratë shtatzëna të moshës midis 35 dhe 39 vjeçare, kishin një rrezik prej pesë herë më të madh të sulmit në zemër sesa gratë në të njëzetat. Ndërsa gratë në të dyzetat e hershme kishin një rrezik prej 10 herë më të madh të sulmit në zemër sesa gratë në të njëzetat, shkruan “Mayo Clinic Proceedings”.