Bëni pjesë në grupin e njerëzve që hanë thonjtë e tyre çdo ditë? Nëse përgjigja është pozitive, atëherë ju bëni pjesë në një të tretën e popullsisë e cila lufton çdo ditë me këtë problem.
Nuk është vetëm një problem estetik. Domethënë, psikologët argumentojnë se për shumicën e njerëzve ngrënia e thonjve është shenjë e nervozizmit dhe vështirësive, çka në fakt edhe ka kuptim.
Hulumtimet e fundit sollën rezultate të reja sipas të cilave ngrënia e thonjëve mund të jetë shenjë e perfeksionizmit. Gjegjësisht, kjo justifikohet me përkufizimin e perfeksionizmit, domethënë, individët që hanë thonjtë çdo ditë mund të jenë të përsosur, pasiqë nuk mund të relaksohen dhe t’i kryejnë punët në një ritëm normal. Janë të prirur ndaj frustrimit, intolerancës dhe pakënaqësisë kur nuk i arrijnë qëllimet e tyre dhe rezultati është ky zakon i keq.
Ekspertët sqarojnë se ekzistojnë dy arsye për të cilat njerëzit hanë thonjtë e tyre. Shpjegimi i parë thotë se në këtë zakoni i nxisin emocionet negative dhe efekte anësore, kështu që kjo shprehi u duket si “valvul shkarkimi”. Edhe mendimi i dytë është i ngjashëm, ku shpjegon se njerëzit hanë thonjtë e tyre për të lehtësuar padurimin, mërzinë, frustrimin dhe pakënaqësinë.
Përveç se emocionale, ngrënia e thonjve ka pasoja edhe mbi shëndetin. Ngrënia e përditshme e thonjve shkakton dhimbjen dhe skuqjen e thonjve dhe kutikulit, gjakderdhje dhe infeksione potenciale të thonjve dhe gishtave, rrezik për transmetimin e baktereve dhe viruseve përmes gojës në pjesët tjera të trupit, dobësimin e smaltit të dhëmbëve dhe dhëmbë të parregullt.
Natyrisht, nuk duhet përmendur fakti se njerëzit që hanë thonjtë e tyre lënë një përshtypje shumë të keqe tek të tjerët.