Kontrolloni jastëkun
Modeli ideal i jastëkut bëq që koka dhe shpina të mbështeten në pozitë të rehatshme dhe i mbron ata nga dhimbja dhe shtrembërimi. Sigurohuni që koka të mos ju shkoj shumë mbrapa ose nuk është e vendosur në lartësi, nëse është e nevojshme, ndërroni jastëkun.
Zvogëloni tensionin
Të zgjuarit herët shpesh është si pasojë e stresit të akumuluar, tensionit nervor, madje edhe depresionit. Aktiviteti fizik i rregullt i cili ju jep kënaqësi dhe të cilin do ta praktikoni deri në tre herë në javë, do t’ju ndihmojë që të relaksoheni dhe të flini më të qetë dhe më gjatë. Edhe ecja e shpejtë e jep të njëjtin efekt.
Mendoni për gjëra të bukura
Njerëzit të cilët imagjinojnë peizazhe me diell, kopshte të bukura të gjelbëra ose kujtojnë diçka të bukur, i zë gjumi 20 minuta më herët se ata që numërojnë delet, pohojnë ekspertët britanikë të pagjumësisë.
Flini dhe zgjohuni në të njëjtën kohë
Kjo do të zvogëlojë shfaqjen e pagjumësisë. Për gjumë të këndshëm, organizmi e zvogëlon temperaturën trupore dhe e zvogëlon prodhimin e hormoneve të stresit. Kjo ndodh nëse keni regjim të rregullt gjumi. Përndryshe, trupi hutohet.
Preparate natyrore
Në treg gjenden mjaft shtojca, çajra ose përbërës të tjerë të cilët në mënyrë natyrale do t’ju ndihmojnë të tejkaloni pagjumësinë. Kamomili, murrizi, livando, bari i bletës, valerianë … Gjeni një kombinim i cili do t’ju përshtatet.
Pini një gotë qumësht të ngrohtë
Kjo kurë është që nga kohët e gjysheve. Pini një gotë qumësht të ngrohtë, pa shtuar sheqer në të dhe shtrihuni në shtrat. Falë aminoacideve të qumështit, të cilat veprojnë në mënyrë qetësuese në trup, do të ju zë gjumi shpejt.
Merrni frymë thellë
Kjo teknikë ndihmon në ngadalësimin e ritmit të zemrës dhe në zvogëlimin e tensionit të gjakut, relaksimin e trupit dhe stimulon prodhimin e endorfinit.
Duar dhe këmbë të ngrohta
Nëse temperatura e trupit duhet të ulet për të fjetur më mirë, duart dhe këmbët duhet të qëndrojnë të ngrohta, përndryshe ekziston rreziku që të zgjoheni gjatë natës. Mbani të ngrohta dhe gjumi do të ju zë më shpejt.
Shmangni lëngje të caktuara
Lëngjet acidike me bazë domatesh, citruseve ose ananasit, mund të irritojnë muret e fshikëzës dhe mund të shkaktojnë dhimbje gjë që do të prishin gjumin tuaj. Shmangni pirjen e kafes ose çajit në orët e vona të pasdites.