Bakteria helikobakter pylori, e cila shoqërohet me shfaqjen e kancerit në lukth, gjithashtu mund të rrisë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, tregon studimi i zhvilluar në SHBA në mbi 4 000 pacientë me kancer të zorrës së trashë. Por, siç thonë ekspertët, duhet theksuar se këto rezultate nuk provojnë se helikobakter pylori shkakton kancer të zorrës së trashë. Sigurisht që nevojiten hetime të mëtejshme për të vërtetuar këtë.
Sipas mendimit të ekspertëve, lidhja midis infeksioneve me helikobakter pylori dhe kancerit është interesante, sidomos nëse mund të çrrënjoset me përdorimin e thjeshtë të antibiotikëve.
Ata gjithashtu sqarojnë se një nga katër proteinat e helikobakter pylorit – VacA ishte i lidhur ngushtë me rritjen e rrezikut të shfaqjes së kancerit në zorrën e trashë, tek raca me ngjyrë.
Helikobakter pylori është baktere mikroaerofilike, e cila zakonisht gjendet në lukth. Është zbuluar në vitin 1982 nga shkencëtarët australian Barry Marshall dhe Robin Varen, të cilët e gjetën atë tek personat me gastrit kronik dhe dëmtime në lukth.Kjo bakter është gjithashtu e lidhur edhe me zhvillimin e dëmtimit të ulçerës peptike (zorrës dymbëdhjetgishtore) dhe kancerit të lukth.