
Tensioni i lartë i gjakut tek të moshuarit shoqërohet me rrezikun në rritje të sëmundjes së Alzheimerit, tregoi hulumtimi i zhvilluar në klinikën e “Rush Memory” në Çikago.
Duke ndjekur pothuajse 1,300 të anketuar deri në fund të jetës së tyre me moshë mesatare prej 89 vjetësh, shkencëtarët vunë re incidencën prej gati 50% më të lartë të lezioneve të trurit tek personat me tension sistolik.
Bëhet fjalë për zona te të cilat ka ardhur deri te zhdukja e indeve, gjë që është shkaktuar nga bllokimi i furnizimit me gjak
Rreziku i lezioneve ishte më i madhi tek pjesëmarrësit e hulumtimit, të cilët kishin tension të lartë të gjakut për një periudhë të gjatë kohore, shkruan revista profesionale “Neurology”.