Puna është e rëndësishme jo vetëm për cilësinë e përgjithshme të jetës, por edhe një nga elementët kryesorë të shëndetit, tregojnë hulumtimet e fundit. Më saktësisht, mund të thuhet se materializmi i botës së sotme merr tatimin e vet.
Sipas rezultateve të studimit, të cilat janë të botuara në Journal of the American Association of Cardiologists, të ardhurat jo të përhershme mund të dyfishojnë rrezikun e vdekjes së parakohshme, veçanërisht si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Reduktim i habitshëm dhe i paparashikueshëm i të ardhurave personale tek të rrinjtë gjatë jetës, shoqërohet me rrezikun e lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës ose vdekjen të shkaktuar nga shkaqe të tjera”, thuhet në rezultatet e hulumtimit.
Kur studimi filloi në vitin 1990, studiuesit morën në konsideratë edhe të dhënat nga hulumtimet e mëparshme mbi sëmundjet kardiovaskulare në mesin e njerëzve në moshë të re – nga 23 deri në 35 vjet. Gjendja shëndetësore e individëve, të cilët ishin plot 4 000, ndiqet edhe sot.
Lidhshmëria midis të ardhurave dhe shëndetit
Informacionet e grumbulluara tregojnë lidhjen ndërmjet hyrjes së të ardhurave dhe shëndetit të një individi. Autori kryesor i studimit, Tali Elphasi, nga Fakulteti i Mjekësisë, në kuadër të Univerzitetit në Miami, thotë se “paqëndrueshmëria e të ardhurave paraqet kërcënim gjithnjë e më të madh për shëndetin”, duke pasur parasysh se shërbimet sociale që duhet të ofrojnë ndihmë dhe siguri për individët, përballen me shkurtime të përhershme të parave.
“Megjithëse ky studim është i një natyre observuese dhe nuk i pasqyron rezultatet e një vlerësimi konkret të programeve sociale, rezultatet e tij sugjerojnë se ndryshimet e mëdha negative që kanë të bëjnë me të ardhurat financiare, mund të jenë të dëmshme për shëndetin e zemrës dhe mund të kontribuojnë pa dyshim në vdekjen e parakohshme”, përfundon Elfasi.