Hulumtimet e fundit kanë konfirmuar se zgjidhja e sudokut ose e fjalëkryqit mund të shkaktojë obezitet. Rezultatet e hulumtimit të botuara në revistën Psikologjia dhe Shëndeti thonë se njerëzit që përdorin trurin e tyre për lojëra enigmatike, shpenzojnë tej mase energji të cilën do ta mund ta përdornin për stërvitje. Përveç kësaj, hulumtimi tregoi se këta njerëz, nuk kanë aspak dëshirë për aktivitetet fizike.
Fakti që disa njerëz ndihen plotësisht të lodhur fizikisht pas zgjidhjes së sudokut, megjithëse nuk ishin aktiv fizikisht gjatë gjithë lojës, është me të vërtetë shkatërruese, thonë ekspertët.
“Detyrat kognitive mund të jenë aq të lodhshme, saqë vullneti për t’u stërvitur bie në plan të dytë. Për shkak të kësaj, shumë njerëz duhet të detyrohen të shkojnë në palestër ose të stërviten pas një dite pune. Shumica prej tyre zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi”, theksoi Prof. Kathleen Guinness.