Hulumtim: Cila është lidhja midis alkoolit dhe simptomave të PMS?

Të dhënat nga 19 sondazhe të kryera në tetë shtete, kanë treguar një "lidhje të moderuar" me simptomat e sindromit premenstrual, siç janë: dhimbjet e barkut, ndjeshmëri në gji, lëkundje të humorit dhe depresion.

Simptomat e PMS-it ndryshojnë nga gruaja në grua, por ato zakonisht zgjasin disa ditë para fillimit të ciklit menstrual, ndërsa çdo e njëzeta grua ka simptoma më të rënda të cilat e pengojnë në jetën dhe punën e përditshme.

Shkencëtarët kanë raportuar se kanë zbuluar lidhjen midis PMS dhe konsumit të alkoolit, por nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse vështirësitë që lidhen me sindromën para menstrale i nxisin gratë të konsumojnë alkool ose anasjelltas.

Studimi i të dhënave nga 19 sondazhe të kryera në tetë shtete, ka treguar një “lidhje të moderuar” me simptomat e sindromit premenstrual, siç janë: dhimbjet e barkut, ndjeshmëri në gji, lëkundje të humorit dhe depresion.

Zbutja e simptomave

Lidhshmëria ishte më e theksuar tek sasitë më të mëdha të alkoolit, thonë hulumtuesit. Kjo sugjeron se konsumimi i alkoolit ka më shumë gjasa që të jetë shkaktar, dhe jo pasojë e disa rasteve të PMS.

 

“Të dhënat nuk mund tregojnë bindshëm nëse PMS i inkurajon gratë që të konsumojnë alkool me qëllim që të lehtësojnë simptomat”, tha udhëheqësi i studimit Bahi Tacucc nga Universiteti i Santiago de Compostela.

“Sidoqoftë, zbulimi është domethënës duke ditur që prevalenca e konsumit të alkoolit te gratë në botë nuk është për t’u neglizhuar”, shkruajti ekipi në revistën BMJ Open.

Të dhënat e përdorura në këtë studim vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Polonia, Zvicra, Turqia, Korea e Jugut, Tajvani dhe Australia.

Bazuar në gjetjet dhe përfundimet e hulumtimit, ekipi i shkencëtarëve vlerësoi se çdo i dhjeti rast i PMS-it në botë mund të shoqërohet me konsumimin e alkoolit, ose çdo i pesti rast në Evropë.

Gjinekologu Nick Paney nga Londra thotë se rezultatet nuk janë befasuese, duke pasur parasysh se alkooli ndikont te hormonet dhe neurotransmetuesit.