Të humbësh peshë ndonjëherë është e vështirë, sidomos në moshën më të vjetër. Por mjekët paralajmërojnë se humbja e menjëhershme e peshës mund të jetë jashtëzakonisht serioze për shëndetin.
“Nëse në mënyrë dramatike ndryshoni peshën ose humbni shumë kilogramë në disa javë, shumica e asaj peshe në fakt është vetëm lëng që mund të çojë në dehidrim”, tha Dr. Brad McKay.
“Njerëzit mund të ndihen të lodhur, të kenë erë të keqe të gojës ose probleme abdominale”, shtoi ai. Efektet e dietave të rrepta janë të dëmshme sidomos për zemrën, shpjegoi mjeku. Domethënë, kur personat që kanë kilogramë të tepërt, zemra u punon fuqishëm me qëllim që të pomoj gjak në të gjitha pjesët e trupit dhe lufton me rezistencë.
“Kur dobësoni, zemra relaksohet, por pastaj përsëri e ktheheni peshën. Në këtë mënyrë nuk bëni ndryshime të mira dhe graduale”.
Ekzistojnë disa simptoma të cilat mund të tregojnë se trupi ndihet keq pas humbjes së papritur të kilogramëve.
“Disa nga indikatorët më të zakonshëm janë problemet me zemrën ose dhimbjet në gjoks. Disa e përshkruajnë se ndihen sikur të kenë një rrip të ngushtë në gjoks”, zbulon McKay, dhe shton se njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm sidomos nëse dhimbje të tilla ndiejnë gjatë stërvitjes, kur trupi është i ekspozuar ndaj vështirësive më të mëdha.
“Trupi atëherë ka nevojë për më shumë oksigjen, por nëse arteriet janë të bllokuara, do të ndjeni se jeni pa frymë”, theksoi mjeku dhe paralajmëroi që të bëhet kujdes për simptoma të tilla si dobësi, të përziera, të vjella, djersitje dhe marramendje.
Megjithatë mjeku këshillon që, për peshën që përpiqeni ta largoni gradualisht duhet që të konsultoheni me mjekun.
“Njerëzit me tension të lartë dhe kolesterol në gjak duhet që ta mbajnë trupin të hidratuar. Duhet që të jeni në formë para se të filloni me stërvitje ekstreme.”
“Hani mëngjes të pasur me proteina, së pari pjatën mbusheni me perime dhe pastaj me mish, trupit sigurojini sa më shumë lloje të perimeve dhe frutave gjatë ditës, zvogëloni marrjen e sheqerit, mos pini alkool”, janë vetëm disa nga këshillat e McKay për humbjen e shëndetshme të peshës.