Ilaçet shtëpiake që i rekomandojnë edhe mjekët

Jo gjithmonë është e nevojshme që të përdoren ilaçet në rast të kokëdhimbjeve, dhimbjeve të fytit, djegieve ose kapsllëkut. Këto gjendje mund të shërohen edhe me gjërat që ju tashmë i keni në kuzhinë.

Djegiet – Nëse djegja është e vogël, domethënë nëse e digjni gishtin në sobë ose hekurin për hekurosje, atëherë mjafton që të mbani dorën nën ujë të ftohtë për rreth 10 minuta. Gjithashtu, një opsion i mirë është edhe që të vendosni margarinë në vendin e djegur. Në vend të ftohjes, alternativë më e mirë është margarina, e cila do të “ruajë” temperaturën, këshillon Dr. Jeffrey Pellegrino.

Dhimbje koke – Ilaçi më i mirë klasik për dhimbjet e kokës është akulli, theksojnë profesionistët. Barnat e reja kundër kokëdhimbjes mund të jenë më efektive, por shumë studime kanë treguar se akulli është efektiv edhe ndaj migrenës. Është mirë që akullin ta vendosni në pjesën e prapme të kokës, në qafë për disa minuta.

Dhimbje të fytit – Ilaçi më i mirë shtëpiak për dhimbjet e fytit gjendet në kuzhinën tuaj. Sigurisht, nëse keni ethe ose ndonjë simptomë tjetër, duhet të kontaktoni me mjekun, por nëse vetëm u djeg fyti atëherë mjafton të pini një përzierje prej ujit dhe kripës, thotë Dr. Neil Hagen.

Kapsllëku – Kjo gjë ndodh si pasojë e problemeve me tretjen. Një studim ka treguar se konsumi i 12 kumbullave të thata në ditë ka efekt shumë më të mirë në rregullimin e tretjes, sesa barnat moderne.