Fundjavët janë ditë kur zgjohemi me dhimbje koke nga të pirët, por në ato raste duhet të kujdeseni edhe rreth asaj që do të konsumoni. Disa ushqime, por edhe pije, mund të përkeqësojnë këtë gjendje. Për fat të mirë, ekzistojnë kombinime me ndihmën e të cilave trupi do të shërohet më shpejt dhe më mirë.
Një studim i botuar në revistën Journal of Proteome Research, dha një zgjidhje të shijshme për të përzierat që shkaktohen nga alkooli: bukë e skuqur me pak arrëmyshk do t’i ndihmonte mëlçisë që më lehtë të luftonte toksinat.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se arrëmyshku (arra muskat) mund të ndihmojnë që të mos vjen deri te dëmtimi i mëlçisë, falë aftësisë për të rivendosur nivelet e shëndetshme të lipideve të ndryshme në trup.
Prandaj, edhe pse mund të gjendet në menunë tuaj të përditshme, shtoni arrëmyshk edhe tek buka e skuqur, e cila përgatitet shumë shpejt dhe thjesht.
Rrahni vezë, qumësht, kripë dhe arrëmyshk, kështu që në masën e fituar vendoseni copën e bukës. Skuqeni nga të dyja anët për rreth tre minuta, ndërsa para se ta shërbeni, mund të shtoni pak shurup panje, i cili përmban 54 antioksidantë, pesë prej të cilave janë unike.