Informacione të rëndësishme: Çfarë nuk duhet të fshihni nga mjeku?

Biseda e sinqertë me mjekun mund t'ju ndihmojë, kështu që mos hezitoni të thoni të vërtetën.

Në mënyrë që mjeku të mund t’ju përshkruajë të gjitha analizat e nevojshme dhe të ju caktoj diagnozën e saktë, është mjaft e rëndësishme që të marrë informacione mbi shëndetin e juaj.

Ja cilat informacione nuk duhet t’ia fshehni asnjëherë mjekut.

  1. Zakonet e ushqimit

Kur shkojmë për ekzaminim te mjekut, zakonisht ndihemi menjëherë fajtor nëse nuk ushqehemi në mënyrë të shëndetshme. Ndonjëherë, për këtë arsye, nuk duam t’i tregojmë mjekut për ushqimin që hamë, por gënjejmë se po ushqehemi mjaft mirë. Nga ana tjetër, nganjëherë nuk duam të pranojmë se jemi në dietë të rreptë ose që kemi ngrënë tepër. E gjithë kjo është mjaft me rëndësi për mjekun.

2. Përdorimi i barnave

Disa njerëz shpesh përdorin barna të ndryshme pa dijeninë e mjekut ose nuk posedojnë recetë për ta. E gjithë kjo ndikon në mjekim, ndërsa mund të ndikojë edhe në rezultatet e gjakut.

 

Kur mjeku t’ju pyet se si ndjeheni, mos e fshehni gjendjen dhe emocionet e juaja të vërteta. Ato mund të jenë manifestime të disa problemeve fizike.

3. Pirja e duhanit

Mos e fshehni sesa në të vërtetë pini duhan. Ndoshta është një kuti mbrenda ditës ose javës. Pa marrë parasysh se sa duhan pini, gjithmonë tregojeni të vërtetën mjekut. Mjekët pohojnë se pikërisht zakoni i pirjes së duhanit është pikërisht ajo për të cilën pacientët gënjejnë më së shumti.

Nëse përdorni shtesa në ushqim, vitamina ose bimë mjekësore, sigurohuni që t’i “raportoni” tek mjeku juaj

4. Alkooli

Ashtu si cigaret dhe alkooli është i rrezikshëm për shëndetin tonë. Ndikon në mëlçi, një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Informacioni për sasinë e alkoolit që konsumoni mund të jetë mjaft i rëndësishëm për të caktuar diagnozën e saktë.

5. Shtojca 

Për shembull, nëse përdorni shtojca, vitamina ose bimë mjekësore, “raportoni” tek mjeku juaj. Kur barnat e caktuara të vijnë në kontakt me këto shtesa, efikasiteti i barnave mund të pezullohet ose të intensifikohet, gjë që nuk është mirë për shëndetin tuaj.

6. Jeta seksuale

Është e pakëndshme që t’u përgjigjemi pyetjeve rreth jetës seksuale, sepse është një gjë intime, por informata të tilla si, mbrojtja që përdorni dhe nëse keni pasur sëmundje seksualisht të transmetueshme, mund të jenë të rëndësishme për përshkrimin e analizave të nevojshme.

7. Shëndeti mental

Kur mjeku të ju pyet se si ndjeheni, mos e fshehni gjendjen dhe emocionet e juaja të vërteta. Ato mund të jenë manifestime të ndonjë problemi fizik. Shumë pak e dinë se gjëndra tiroide mund të shkaktojë sulme paniku dhe ankth. Biseda e sinqertë me mjekun mund t’ju ndihmojë, kështu që mos hezitoni të thoni të vërtetën.