Ja çfarë u ndodh gjinjve nëse dobësoheni

Kur humbni peshë ju nevojiten pantallonat për një numër më të vogël. Por çfarë ndodh me gjinjtë?

Keni nevojë për sutjena më të vogla pasi keni humbur peshë? Ekspertët thonë se humbja e peshës definitivisht ndikon edhe në gjoks! Dr. Angela Fitch, nutricioniste në Qendrën e Humbjes së Peshës në Universitetin e Cincinnati-t, iu përgjigj disa pyetjeve më të zakonshme rreth humbjes së peshës dhe gjoksit. Ja çfarë thotë ajo:

A zvogëlohen gjinjtë me humbjen e peshës trupore?

“Nuk ka mënyrë më të mirë se si t’a them këtë, pasiqë përgjigja është – PO. Pjesa më e madhe e gjinjëve përbëhet nga yndyrnat. Pra, kur të filloni të humbni peshë kudo, edhe gjoksi do të fillojë të zvogëlohet”, shpjegoi Fitch.

Se sa u zvogëlohet gjoksi (ose se sa u dobësohet) varet nga ajo sesa yndyrë ruani aty dhe sa peshë humbisni në krejt trupin. Disa gra do të vërejnë se gjoksi i tyre është zvogëluar, ndërsa tek të tjerat ky zvogëlim do të jetë thuajse i padukshëm.

A fillojnë të zvogëlohen gjinjtë përpara pjesëve tjetra të trupit?

Nuk është e thënë… Ndoshta do të ndjeni sikur tërë peshën trupore që e keni humbur, t’a keni humbur nga gjoksi, por ndoshta nuk është kështu. Fitch thotë se ky keqkuptim është si pasojë e faktit se gjoksi gjendet në qendër të trupit.

“Për shkak të pozitës në të cilën ndodhen gjinjtë në trupin e femrave, ndryshimet e tyre janë më të dukshme, prandaj është e logjikshme që zvogëlimin e tyre t’a vëreni të parin, sigurisht, përpara zvogëlimit të kofshëve ose stomakut”, theksoi Fitch.

Njerëzit e ruajnë yndyrën në vende të ndryshme. Tek disa yndyra më së shpeshti ruhet në kofshë, ndërsa tek të tjerët në stomak. E njëjta vlen edhe për gjinjtë, disa gra kanë më shumë yndyrë se të tjerat, kështu që e vënë re më shpejt zvogëlimin e gjinjëve.

Humbja e shpejtë e peshës trupore a ndikon në varjen e gjinjëve?

Lajm i mirë: Shpejtësia me të cilën e humbni peshën nuk ndikon në elasticitetin (ose në çlodhjen) e lëkurës tuaj, përfshirë edhe gjoksin tuaj.

Lajmi i keq: Nëse humbisni sasi të konsiderueshme të peshës, lëkura juaj ndoshta do të çlodhet në vende të këqija, përfshirë edhe gjinjtë të cilat mund t’i bëjë edhe ata të relaksuara.


A ndikojnë yo-yo efektet e dietave tek gjinjtë?

“Humbja e vazhdueshme e peshës dhe kthimi pas i saj, mund të ndikojnë në strukturën e gjinjve, përveç se, nëse rregullisht nuk e humbni peshën menjëherë. Është e njëjtë si humbja e shpejtë e peshës, pesha shtesë do t’a zgjeroj lëkurën tuaj, kështu që kur të humbni peshën, lëkura do të filloj të relaksohet”, tha Fitch.

Mirëpo, me dietat me yo-yo efekte ju vetëm mund t’i mbushni qelizat yndyrore dhe më pas të hiqni vetëm disa prej yndyrnave. Nëse nuk mbushni sasi ekstreme, atëherë ajo nuk do të ndikojë në madhësinë e gjoksit pas çdo humbje peshe dhe shtim peshe.

Çka duhet të bëjmë që gjinjtë të qëndrojnë në formë?

Mbajeni vijën trupore nën kontroll. Përveç kësaj, trajnimi i muskujve të gjirit, do të forcojë muskujt e krahërorit, të cilat mund të ndihmojnë në mbajtjen e gjinjve në pozicionin e duhur.

“Gjatë procesit të dobësimit gjithmonë rekomandohen edhe ushtrimet për humbjen e peshës. Kardio trajnimi ndihmon në djegien e yndyrës, por ushtrimet me forcë ndihmojnë përshpejtimin e metabolizmit. Nëse humbni peshë, metabolizmi juaj zvogëlohet, por ndërtimi i muskujve do t’ju ndihmojë për t’a rregulluar atë”, shpjegon Fitch.