Qymyri aktiv fitohet nga djegia e materialeve të drurit dhe trajtimin me oksigjen, me të cilën qymyri aktiv bëhet poroz dhe i aftë të lidh toksinat hidrofobike dhe erën e gazrave dhe lëngjeve. Tradicionalisht është përdorur për të hequr toksinat dhe kimikatet nga trupi, edhe sot përdoret në mjekësi për të mjekuar raste të helmimit dhe mbidozave të drogës.
Përveç lehtësimit të shqetësimeve të barkut siç janë fryrja, gazrat dhe diareja, kohët e fundit qymyri aktiv përdoret çdo ditë e më shumë si përbërës për maskat e fytyrës, pastave të dhëmbëve, sapuneve etj.
Qymyri aktiv gjithashtu përdoret për të mjekuar kafshët – nëse kafsha juaj është ekspozuar ndaj substancave toksike, para se të shkoni te veterinari, përdoreni qymyrin aktiv që të paktën të reduktoni pjesërisht absorbimin e toksinave.