Ata të cilët duan të ndalojnë së piri duhan, së pari duhet të kuptojnë se këtë gjë duhet ta arrijnë pikërisht vetë, edhe pse dikujt i nevojitet ndihma dhe mbështetja profesionale. Domethënë bëhet fjalë për një sfidë të madhe.
Ekzistojnë shumë opsione të cilat mund t’ju ndihmojnë që të ndaloni tërësisht me pirjen e duhanit nga një shumëllojshmëri e flasterëve, çamçakëzave, tabletave…
Studiuesit pohojnë se, nëse keni ndërmarrë ndonjë hap në procesin e heqjes dorë nga duhani, shanset për të qëndruar në atë zonë janë të mëdha. Të dhënat tregojnë se nëse ndaloni pirjen e duhanit për 4 javë, gjasat për të lënë duhanin përgjithmonë janë pesë herë më të mëdha. Të arritet ajo fazë me të vërtetë është e vështirë, por ia vlen.
Në këtë proces mund t’ju ndihmojë një strategji e shkëlqyer. Ajo është bërë në atë mënyrë që, gjatë gjithë rrugës së heqjes dorë nga duhani, të ndahet në hapa të vegjël.
Si fillimi duhet të duhet të caktoni një datë se kur do të filloni udhëtimin tuaj. Mos vendosni qëllim më të gjatë se 30 ditë. Zgjidhni mënyrën më të mirë të mundshme për ju dhe në proces përfshini sa më shumë miq dhe familjarë. Përmbajuni qëllimit të caktuar dhe ndajeni suksesin për të qenë i motivuar, por gjithashtu edhe për të motivuar të tjerët përreth jush. Ata të cilët qëndrojnë pas kësaj strategjie, janë të bindur se duhanpirësit afatgjatë mund të kenë sukses në këtë, me pak mbështetje të familjes dhe miqve.