Jeni të lodhur dhe të shpërqëndruar? Ja zgjidhja

Lexoni ndonjë artikull të shkurtër për ndonjë temë që ju intereson. Nëse keni vullnet, jepni detyrë vetes që të mësoni çdo ditë nga një fjalë të re. Kjo gjë do të aktivizojë trurin herët në mëngjes, ndërsa kur të shkoni në punë, do ta keni shumë më të lehtë që të filloni rutinën tuaj ditore.

Rutina e mëngjesit është mjaftë e rëndësishme për funksionin e trurit – e rëndësishme është që t’i siguroni stërvitje të mjaftueshme për të qenë i shëndetshëm dhe efektiv. Nuk duhet që të zgjidhni Sudokun që në gjashtë të mëngjesit, mjafton që të bëni një nga këto tre gjëra të thjeshta.

Ushtrime të lehta

Kur ne flejmë i gjithë trupi dhe sistemet e trupit ngadalësohen, ndërsa disa madje qëndrojnë. Kjo vlen edhe për qarkullimin e gjakut. Nëse nuk e stimuloni në mëngjes qarkullimin e gjakut me disa ushtrime të lehta, do të ndiheni të lodhur dhe të ngathët gjatë gjithë ditës.

Pas pak minutash stretching dhe ushtrimeve të lehta, trupi juaj do të ndihet shumë më mirë. Gjithashtu, kjo është mënyra më e shpejtë për të lëvizur qarkullimin në mënyrë që truri të mund të marrë mjaftueshëm oksigjen, për një ditë pune të plotë.

Lexoni diçka

Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe argëtuese për t’u informuar rreth asaj që po ndodh në vendin tuaj dhe në botë, duke freskuar trurin me informacione të reja që ju lidhni me ato të vjetrat.

Lexoni ndonjë artikull të shkurtër për ndonjë temë që ju intereson. Nëse keni vullnet, jepni detyrë vetes që të mësoni çdo ditë nga një fjalë të re. Kjo gjë do të aktivizojë trurin herët në mëngjes, ndërsa kur të shkoni në punë, do ta keni shumë më të lehtë që të filloni rutinën tuaj ditore.

Dëgjoni muzikën tuaj të preferuar

Në rutinën e mëngjesit shtoni muzikën e grupit të preferuar ose zhanrin e preferuar muzikor. Derisa përgatitni kafe ose bëni make-up, lëshoni muzikë, në mënyrë që të mos jet shumë e zëshme. Dëgjimi i toneve të preferuara do t’ju qetësojë, do t’ju japë energji plotësuese dhe do të aktivizojë trurin pa asnjë përpjekje.

Ndjekja e këtyre këshillave të thjeshta por shumë efektive vetëm në pak ditë, do të aktivizoj trurin shumë më lehtë në mëngjes, do të ndiheni më të freskët dhe plot entuziazëm, ndërsa obligimet ditore do ti kryeni shumë lehtë, shkruan portali “Conscious Reminder”.