Jeni vazhdimisht të lodhur dhe zgjoheni me vështirësi? Riktheni energjinë në katër hapa!

Një nga harxhuesit më të mëdhenj të energjisë është stresi. Pasi të mësoni të kontrolloni dhe lehtësoni stresin, energjia do të rritet. Për të arritur këtë gjë, më së miri është që të meditoni, domethënë të merrni frymë thellë.

Lodhje e vazhdueshme, zgjim i vështirë dhe koncentrim i dobët – të gjitha këto gjendje janë për shkak të mungesës së energjisë. Një nga harxhuesit më të mëdhenj të energjisë është stresi. Pasi të mësoni të kontrolloni dhe lehtësoni stresin, energjia do të rritet. Për të arritur këtë gjë, më së miri është që të meditoni, domethënë të merrni frymë thellë.

Flini gjumë mjaftueshëm

Po, kjo ndoshta tingëllon si diçka që është e njohur dhe se nuk duhet të përmendet më. Megjithatë, shumë njerëz vuajnë nga ndonjë lloj pagjumësie. Sasia mesatare e gjumit është 8 orë, por realisht duhet të fleni aq kohë sa keni nevojë për t’u relaksuar. Shmangni alkoolin dhe kafeinën, në mënyrë që mund të flini dhe të pushoni siç duhet.

Lëngje

Konsumi i ujit nuk është i rëndësishëm vetëm për lëkurën dhe tretjen, por edhe për të gjithë organizmin. Prandaj gjithmonë pini ujë. Do të ndiheni shumë më mirë dhe më energjik nëse keni mjaftueshëm lëngje.

Ushtroni

Stërvitja nuk lodh dhe nuk e merr enrgjinë, përkundrazi. Mos merrni menjëherë përgjegjësinë dhe të shkoni pesë herë në javë në palestër për një orë e gjysmë. Mundohuni që të ecni deri në vendin e punës. Zgjatuni disa herë në ditë dhe bëni ndonjë aktivitet fizik të vogël dhe të realizueshëm në zyrë.

Hani mëngjes

Ndoshta mund të mendoni se mëngjesi nuk është i nevojshëm, por përpiquni të bëni një eksperiment. Hani çdo mëngjes për një periudhë prej 10 ditësh dhe pastaj shmangeni një ditë. Ju do të vini re një ndryshim të madh. Organizmi relaksohet brenda natës dhe e vetmja mënyrë për të lëvizur atë në fillim të ditës është që ta “mbushni” atë.