Jeta juaj varet nga ajo se çfarë hani dhe çfarë bëni!

Fuqia hyn përmes gojës, por në botën bashkëkohore nëpërmjet ushqimeve në gojë hyjnë edhe sëmundje të ndryshme

Sot ajo çka i vret njerëzit gjithnjë e më shumë është kanceri. Më shumë se 200 lloje kanceresh vrasin më shumë se 8 milionë njerëz në vit, shkruan Econet. Për t’u mbrojtur nga sëmundjet, kryesisht nga kanceri, ndoshta do të ishte mirë që menjëherë të zbatoni ndonjë nga këto këshilla, nëse jo të gjitha.

Thuajini JO:

  • Vajrave të rafinuara;
  • Pijeve të gazuara;
  • Ushqimit të ngrohur në mikrovalë;
  • Reçipetave të ngushta;
  • Alkoolit;
  • Ushqimeve të gatshme të ngrira;
  • Ujit nga frigoriferi dhe shishet e plastikës;
  • Deodorantëve;
  • Sheqerit në çfarëdo forme.

Thuajini PO:

  • Perimeve;
  • Mjaltit;
  • Proteinave nga perimet (fasulet në vend të mishit)
  • Pini 2 gota ujë në stomakun bosh.
  • Konsumoni ushqim të ngrohtë, jo të nxehtë;
  • Pini lëngje të shëndetshëm – për shembull, aloe vera + xhenxhefil + selino + ananas;
  • Hani karrota të freskëta ose pini lëng të freskët karrote çdo ditë!


Edhe disa këshilla të tjera:

Asnjëherë mos pini çaj nga gotat plastike! Mos pini dhe as mos hani asgjë të nxehtë nga paketimet plastike! Mos e ngrohni ushqimin në mikrovalë, sidomos nëse është në plastikë! Kur plastika ekspozohet ndaj nxehtësisë, lëshohen përbërës kimik të cilët mund të shkaktojnë deri në 52 lloje të ndryshme të kancerit. Shmangni ushqimet e rënda pas orës 17:00. Pini shumë ujë në mëngjes dhe më pak në mbrëmje.