
Studim i ri i shkencëtarëve botërorë ka treguar diçka mjaftë interesante për vdekjen e parakohshme dhe se si ajo lidhet me obezitetin. Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën Clinical Obesity.
Ata kanë ardhur në përfundim se ekziston një lloj “metabolik i shëndetshëm” i obezitetit, i cili pavarësisht kilogramëve të tepërt, nuk e kërcënon njeriun nga vdekja e parakohshme ose problemet shëndetësore që lidhen me to, si tensioni i lartë i gjakut ose diabeti.
Rezultatet e këtij studimi mund të ndikojnë mbi mënyrën se si ne mendojmë për obezitetin dhe shëndetin, thotë Jennifer Cook, profesoreshë në Fakultetin e Kineziologjisë dhe Shkencave Shëndetësore, e cila e udhëhoqi ekipin kërkimor të York Univerzitetit.
Kjo gjë hedh dritë të re mbi kërkimet shkencore dhe hap një faqe të re në metodologjinë e kryerjes së hulumtimeve mbi obezitetin dhe rrezikun e tij.