Nuk ka njeri që të paktën një herë në jetë të mos ketë përdorur povidon jodin, preparat mjekësor për dezinfektimin e lëkurës. Ai njihet si një agjent i fuqishëm antibakterial, sepse vepron kundër një game të gjerë shkaktarësh patogjen: baktere, viruse dhe kërpudha. Por jo të gjithë e dinë se povidon jodin mund ta përdorin si një ilaç natyral për rritjen dhe forcimin e thonjve.
Me ndihmën e jodit, në vetëm një muaj, do t’i bëni thonjtë më të fortë, më të shëndetshëm, do të zgjidhni problemin me kutikulin dhe do të përshpejtoni rritjen. E gjitha që duhet të bëni është, çdo natë para se të shkoni në shtrat me një shkop për pastrimin e veshëve aplikoni tretës të povidon jodit tek thonjtë, domethënë lyejini me jod dhe lëreni të veproj gjatë natës.
Në mëngjes do të vëreni se thonjtë kanë thithur jodin dhe tashmë gjatë prekjes duken të forcuar. Mbetjet e jodit pastrojini me pastë dhëmbësh. Për shumë kënd është i njohur fakti se pasta e dhëmbëve përmban sasi të mëdha të kalciumit, e cila vepron tek thonjtë, duke i zbardhur dhe duke i forcuar.
Procedurën mund ta përsëritni një deri dy herë në javë, jo më shpesh.
Procedurën përsëriteni deri atëherë kur thonjtë të ndalojnë së thithuri jodit kur ju ta aplikoni atë. Kur në mëngjes të vini re jodi mbetet tek thonjtë dhe nuk absorbohet, kjo do të thotë se organizmi ka mjaftueshëm jod dhe duhet të bëhet pauzë prej një muaji.