Ju pengon kur dikush përtypet me zë të lartë!? Ky problem quhet mizofoni

Mizofonia (ndjeshmëria selektive ndaj zërit) është gjendje në të cilën tinguj të caktuar i çmendin njerëzit deri në atë pikë, sa të shkaktojnë zemërim, acarim, neveri ose në raste ekstreme edhe dhunë.

Pak a shumë të gjithë jemi gjetur në situata të tilla të ngjashme. Do të përplasemi me personin e dashur, por pastaj do të ulemi në heshtje në tryezë dhe do të bezdisemi nga mënyra se si të tjerët përtypen.

Njerëzit të cilët shqetësohen nga situata të tilla dhe u shkakton reaksione në to, kanë çrregullim psikologjik të quajtur mizofoni, e cila është e vërtetuar edhe nga një sondazh i kryer në Universitetin e Newcastle.

Mizofonia (ndjeshmëria selektive ndaj zërit) është gjendje në të cilën tinguj të caktuar i çmendin njerëzit deri në atë pikë, sa të shkaktojnë zemërim, acarim, neveri ose në raste ekstreme edhe dhunë.

Anomalitë në tru

Në vitin 2011 është kategorizuar si çrregullim, ndërsa shpjegohet si urrejtje kundrejt tingujve të përtypjes, konsumimit të ushqimit, frymëmarrjes me zë të lartë, e madje edhe goditjen e stilolapsit. Çdo gjë që hyn në këtë skemë, njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim, i nxjerr ata nga takti, shkruan “Current Biology”. Shkencëtarët kanë bërë shumë analiza në trurin e njerëzve që vuajnë nga mizofonia dhe kanë arritur në përfundimin se ekzistojnë tinguj të caktuar që veprojnë si “çelës” për njerëz të ndryshëm.

Në trurin e tyre, shkencëtarët kanë vërejtur disa anomali në qendrën e kontrollit emocional. Shkurtimisht, kjo do të thotë se njerëzit do të jenë nën stres të madh kur të dëgjojnë tinguj të caktuar. Atëherë përshpejtohen rrahjet e zemrës dhe shtohet djersitja.