Ju shfaqen mavijosje nga asgjëkundi dhe pa e kuptuar!? Ja cili është problemi

Femrat shumë më lehtë "i fitojnë" mavijosjet sesa meshkujt. Meshkujt kanë lëkurë më të trashë dhe më shumë kolagjen, i cili vepron si mbrojtje ndaj enëve të gjakut nga dëmtimi

Çfarë janë mavijosjet të cilat shfaqen pa ndonjë arsye dhe pa e kuptuar, si dhe çfarë duhet të ndërmerni me qëllim që t’i largoni ato?

Mavijosjet shfaqen si pasojë e dëmtimeve të lehta të enëve të gjakut nën sipërfaqen e lëkurës. Gjatë dëmtimit të tyre, derdhet një sasi e vogël gjaku, e cila rezulton me nxirje në ngjyrë vjollce, jeshile dhe e zezë.

Pse disa njerëz janë më të prirur ndja mavijosjeve të duarve, këmbëve dhe pjesëve tjera të trupit? Ja disa nga arsyet…

Dallimi gjinor

“Nuk është e drejtë, por është e vërtetë: femrat shumë më lehtë “i fitojnë” mavijosjet sesa meshkujt. Meshkujt kanë lëkurë më të trashë dhe më shumë kolagjen, i cili vepron si mbrojtje ndaj enëve të gjakut nga dëmtimi”, shpjegoi Dr. Cory Fisher, mjeku i familjes në Klinikën e Cleveland.

Plakja

Me plakjen, lëkura bëhet e hollë dhe enët e gjakut janë më të depërtueshme, gjë që mund të shkaktojnë mavijosjet të cilat nuk i prisnim. Ashtu siç hollohet lëkura, ashtu harxhohet edhe kolagjeni dhe yndyrat të cilat i mbrojnë enët e gjakut. Enët e gjakut gjithashtu e humbasin edhe elasticitetin e tyre, prandaj edhe më lehtë dëmtohen.

Përdorni barna hollimin e gjakut

“Këto barna përdoren për të trajtuar aritminë dhe mpiksjen e gjakut, pikërisht ky është shpjegim më i thjeshtë për plagët e pashpjegueshme”, shpjegon Dr. Fisher. Ai gjithashtu thekson se shkak mund të jenë edhe barnat tjera që kanë të njëjtin efekt si aspirina ose ibuprofeni.

Merrni antidepresantë

Disa studime kanë treguar se barnat të cilat përdoren për të trajtuar depresionin dhe çrregullime të ngjajshme, mund të ndikojnë në procesin e koagulimit të gjakut.

Mungesa e vitaminave

Mungesa e vitaminës C dhe K mund të shkaktojë mavijosje të papritura, por nëse jetoni në zona ku konsumohen ushqime cilësore organike, ju nuk i përkisni këtij grupi njerëzish.