Ka një arsye pse kilogramët nuk shkrihen, ja kush është…

Ushqeheni shëndetshëm, por nuk humbni peshë: Kur të ndaloni së bëri këtë gabim, do të arrini vijë të përsosur trupore?

Nëse luftoni me kilogramët e tepërt, ushqeheni shëndetshëm dhe stërviteni, por kilogramët nuk shkrihen, atëherë problemi qëndron tek një zakon i keq. Shpejtësia me të cilën hamë mund të ndryshojë peshën, indeksin e masës trupore dhe perimetrin e belit, thuhet në hulumtimin më të fundit.

Gjegjësisht, shkencëtarët e Universitetit Kyushu në Japoni, zhvilluan një studim i cili përfshiu 60 000 njerëz, dhe e lidhën shpejtësinë me të cilën njerëzit hanë me ndryshimet në peshën e tyre. Në fund arritën të zbulojnë se, personat të cilët hanë ngadalë kanë tendencë të humbin peshën.

Shkencëtarët gjithashtu i hulumtuan edhe të dhëna e njerëzve me diabet të tipit 2, sëmundje e cila shpesh shkaktohet nga mbipesha. Njerëzit që kanë shprehi të hanë ngadalë, mesatarisht kishin bel më të hollë.

Personat që hanë shpejt, mesatarisht kanë indeks më të madh të trupit dhe bel më të gjerë.

Përfundimi më i rëndësishëm i hulumtimit është se, personat që më vonë gjatë vaktit e ngadalësuan të ngrënit, filluan menjëherë të humbin peshë. Shkencëtarët argumentojnë se ky studim është final dhe se e ka konfirmuar ndikimin e shpejtësisë së mënyrës që hamë mbi humbjen e peshës.