Një studim i kohëve të fundit i publikuar në JNCI: Journal of the National Cancer Institute pohon se konsumimi i disa filxhanëve kafe gjatë ditës është i lidhur me rrezikun prej 20% më të ulët të zhvillimit të melanomës malinje.
Tashmë ekzistojnë disa studime që tregojnë se kafeja mbron kundër zhvillimit të llojeve të tjera të kancerit të lëkurës (jo melanom). Megjithatë, studim i ri i Institutit kombëtar të Kancerit dhe Shkollës së shëndetit publik në Yale, SHBA, u përqendrua pikërisht në këtë formë. Gjatë kësaj, hulumtuesit kanë ndjekur shembujt e 447 357 të anketuarve me lëkurë të bardhë, të ushqyerit e të cilëve u monitorua nga viti 1986 deri në 1996.
Pas krahasimit të rezultateve pas ndjekjes 10-vjeçare, u zbulua se njerëzit që pinin më shumë kafe, sidomos katër filxhana në ditë, kishin më pak rrezik për të zhvilluar melanomën.
Ky rrezik tek ato ishte më i ulët për 20%. Ky rezultat ishte i vlefshëm për kafen normale, dhe jo për ato kafe pa kafeinë, të cilat nuk treguan asnjë efekt mbrojtës. Interesant është fakti se, një studim i ngjashëm i zhvilluar në Norvegji (tek njerëzit me lëkurë jashtëzakonisht të bardhë dhe të ndritshme), zbuloi se konsumi i moderuar i kafesë mund të zvogëloj rrezikun e melanomës