Kafeja rrit dëshirën për ushqime të ëmbla?!

Në një hulumtim, i cili synonte të zbuloj se si kofeina ndikon në konsumimin e ushqimeve të ëmbla, morën pjesë 107 persona. Gjysma e pjesëmarrësve pinë një filxhan kafe i cili përmbante 200 mg kofein, ndërsa gjysma tjetër pinë kafe pa kofein

Nëse kafja është pija juaj e preferuar, por gjithashtu edhe ëmbëlsirat – zbulimi i fundit jep një shpjegim të mundshëm se përse kjo ndodh. Gjegjësisht, hulumtuesit kanë zbuluar se kofeina zvogëlon aftësinë tonë për të kuptuar se sa gjëra të ëmbla kemi ngrënë ose pirë në të vërtetë. Për shkak të kësaj hulumtuesit theksojnë se duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me atë sesa hamë dhe çfarë hamë me kafenë, sepse kjo pije mund të rrisë dëshirën për ushqime të ëmbla.

Në hulumtimin i cili synonte të zbuloj se si kofeina ndikon në konsumimin e ushqimeve të ëmbla, morën pjesë 107 persona. Gjysma e pjesëmarrësve pinë një filxhan kafe i cili përmbante 200 mg kofein, ndërsa gjysma tjetër pinë kafe pa kofein (me kininë, që pija të jetë më e hidhur, si kafeja me kofeinë). Ato ishin me sheqer dhe pjesëmarrësit nuk e dinin nëse po pinë kafe me ose pa kofeinë.

Pjesëmarrësit që pinin kafe rregullisht e vlerësuan atë si më pak të ëmbël, ndryshe nga personat e grupit tjetër. Gjithashtu, pas kafesë (me apo pa kofeinë), të gjithë pjesëmarrësit pinë pije me sheqer, të cilën pjesëmarrësit përsëri e vlerësuan si më pak të ëmbël. Autorët e hulumtimit shpjeguan se kofeina i bllokon receptorët e adenosinës në tru dhe në këtë mënyrë e zvogëlon aftësinë për të kuptuar ëmbëlsinë e ushqimit dhe pijeve, dhe si rezultat i kësaj dëshira për ëmbëlsi mund të rritet.

Domethënë nëse mundoheni që ti shmangni ëmbësirat, do të duhet që ti kushtoni vëmendje edhe konsumimit ditor të kofeinës, dhe mundësisht të kufizoni konsumimin e pijeve me kofeinë.