Beteja për pasardhës është bërë mjaft e zakonshme për shumë çifte, pasiqë për shkak të problemeve të shumta shëndetësore dhe mënyrës së jetesës nuk mund të kenë një fëmijë. Lauren Warneford e cila kishte kaluar 18 aborte dhe kishte shpenzuar 90,000 euro për fekondim artificial, arriti të bëhej nënë në moshën 48 vjeçare, pas betejës prej 16 vjetësh.
Vetëm pas 16 vjetësh mjekët zbuluan se çfarë nuk ishte në rregull. U diagnostifikova me “qeliza vrasëse” të cilat e sulmonin dhe shkatërronin embrionin i cili ishte vetëm disa javësh. Në vitin 2010 vendosëm që të mos përpiqeshim më, sepse çdo herë që ngelja me barrë, shtatzania ime përfundonte në javën e 14-të. Gjithmonë kam shpresuar dhe jam zhgënjyer. Nuk doja që të kaloja përsëri gjërat e njëjta. Pesë vjet më vonë, vendosa që t’i jap vetes shansin e fundit dhe të shkoj në donacionin e embrioneve në Republikën Çeke në 2015. Atëherë ndodhi mrekullia e vërtetë, mbeta shtatzane dhe arrita të lind djalin tim William në javë e 37-të me seksion cezarian. Pas 18 vjetësh filluam që të kujdeseshim për fëmijë tonë. Njerëzit tani shpesh na thërrasin si gjyshërit e tij, por jemi të kënaqur që më në fund e kemi fëmijën tonë “, sqaron ajo dhe shton: “18 aborte dhe 90 000 euro. Ja vlejti. Tashmë nuk jam e re dhe nuk mund të vrapoj pas tij derisa ai loz, pas tij gjatë lojës, por ia vlen. Tani jemi një familje e përsosur, ndërsa unë më në fund ndihem e plotësuar”.